Vetura godet 4 vajza tek mensa e studentëve në Prishtinë (Foto)

Shpërndaje

Aksident i rëndë tek mensa e studentëve, vetura godet 4 vajza.

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash përballë mensës së studentëve në Prishtinë, përkatësisht në afërsi të zyreve të LDK-së në Ulpianë.

Fotografitë janë shpërndarë nga lexuesit tek Gazeta Demos të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se një makinë ka goditur katër vajza të reja.

Bëhet e ditur se Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.