Von der Leyen: Rusia nuk mund të na shantazhojë më për burimet energjitike
“Rusia nuk mund të shantazhojë më Evropën me burimet e saj energjetike”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këtë të enjte.
Megjithatë, vendet e BE-së nuk e kanë vendosur nëse do të sanksionojnë drejtpërdrejt naftën dhe gazin rus, një veprim i ndërmarrë tashmë nga Shtetet e Bashkuara.
“Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e kontratës,” tha Von der Leyen për kërkesën e Rusisë për t’u paguar në rubla.
“Koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar”, shtoi ajo.
Reagimi i saj vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar që vendet të blejnë naftë dhe gaz duke përdorur rubla.