Zëdhënësi i Kremlinit zbulon kushtet, ja çfarë duhet të bëjë Ukraina që Rusia të ndalë pushtimin
Moska ka vendosur disa kushte ndaj Ukrainës , duke theksuar se nëse plotësohen këto kushte atëherë mund të ndalen edhe sulmet ruse në Ukrainë.
Ka qenë zëdhënësi i Kremlinit i cili ka thënë për Reuters se Rusia ka bërë të qartë se ishte e gatshme të pezullonte ato të cilat i quan operacion ushtarak në Ukrainë, nëse Kievi plotëson kushtet.
Rusia po i kërkon Ukrainës të pezullojë menjëherë veprimet ushtarake, të ndryshojë Kushtetutën e saj përfshirë neutralitetin, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë pavarësinë e rajoneve Donetsk dhe Lunansk.
Sipas Peshkov , Ukraina është e njohur me këto kushte dhe nëse i plotëson kjo mund të ndalet në një minutë.