SHBA ndryshe nga BE: Jemi në bisedime intensive me Poloninë për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarak

Shpërndaje

Ditëve të fundit përderisa agresioni rus është rritur dhe nuk po kursen as fëmijët e civilët ukrainas, ndaj të cilëve ka filluar evakuimi, presidenti Zelensky vazhdimisht ka bërë thirrje që Ukraina të furnizohet me avion ushtarak, një gjë të tillë e ka refuzuar BE, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se është në komunikim intensiv me Poloninë për të plotësuar nevojat e tyre nëse Polonia vendos t’iu ofrojnë avionët, transmeton Gazeta Metro.

Përderisa agresioni rus rritet ndaj ukrainasve, ndalimi i hapësirës mbi Ukrainë dhe avionët luftarak ‘mbetën’ e vetmja shpresë për Ukrainën.

Ka qenë Margaret Brennan, gazetarja e cbsnews e cila ka zhvilluar një intervistë me Blinken.

Duke pas parasysh që NATO ka theksuar se nuk janë të gatshme të krijojë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainën. Brennan, e ka pyetur Blinken se çfarë mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.

Nëse, për shembull, qeveria polake, një anëtare e NATO’s dëshiron të dërgojë avionë luftarakë, a e merr një dritë jeshile nga SHBA? Apo kishit frikë se kjo do të përshkallëzonte tensionin?, ishte pyetja e Brennan për Blinken.

Blinken, është përgjigjur se Polonia ka dritën jeshile, nëse dëshiron ta bënë një gjë të tillë.

Ndërsa ka theksuar se janë në bisedime ishumë aktive me miqtë polak, për të parë se çfarë mund të bëjnë në këtë drejtim për të plotësuar nevojat e Ukrainës, dhe nëse në fakt Polonia zgjedh t’u ofrojnë këta avionë luftarakë ukrainasve.

“Jo, kjo merr një dritë jeshile. Në fakt, ne po flasim tani me miqtë tanë polakë për atë që mund të jemi në gjendje të bëjmë për të plotësuar nevojat e tyre nëse në fakt ata zgjedhin t’u ofrojnë këta avionë luftarakë ukrainasve. Çfarë mund të bënim? Si mund të ndihmojmë për t’u siguruar që ata të kenë diçka për të mbushur avionët që po ua dorëzojnë – ukrainasve? Ne jemi në diskutime shumë aktive me ta për këtë. Shikoni, unë kam qenë në Evropë për dy ditët e fundit duke punuar ngushtë si gjithmonë me aleatët dhe partnerët tanë në NATO, Bashkimin Evropian, vendet e G7, dhe ne të gjithë së bashku po vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të rritur presionin ndaj Rusisë. Përmes sanksioneve shtesë, të cilat të gjitha janë shumë aktive në diskutim dhe do të zbatohen në ditët në vijim, si dhe duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm për t’u dhënë ukrainasve atë që u nevojitet për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, ka thënë Blinkën./gazetametro.net