BotaTop Lajme

Zelensky i drejtohet parlamentit italian: “Jemi në prag të mbijetesës””

Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot iu drejtua parlamentit italian me video-lidhje, në fjalimin e tij të fundit para asambleve kombëtare në mbarë botën.

Ai u tha deputetëve italianë se vendi i tij ishte në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe paralajmëroi se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, tha ai.

Ai përsëriti për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Kryeministri italian, Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake vendit për të ndalur masakrat.