Zelensky telefon me Biden, SHBA përgatit avionët ushtarakë!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në telefonatën e tij me shefin e shtepisë së Bardhë Joe Biden, të cilit lideri ukrainas ia përcolli qartë nevojën për asistencë sigurie dhe financiare të vendit të tij.
Kjo ishte hera e dytë që liderët komunikojnë në telefon mes tyre brenda kësaj jave. “në vazhdën e dialogut konstant, pata një tjetër bisedë me presidentin amerikan, Axhenda përfshin çështje të sigurisë, mbështetje financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë”, ka shkruar Zelensky në Twitter. Disa orë më parë, udhëheqësi ukrainas, që është përpjekur vazhdimisht me ndërhyrjet e tij të mobilizojë perëndimin në mbështetje të vendit të vet, iu drejtua edhe ligjvënësve amerikanë përmes një lidhje video duke u lutur praktikisht për më shumë ndihmën për vendin e rrethuar dhe për një listë të zezë mbi importet ruse të naftës.
Kongresmenet amerikane premtuan një paketë ndihme shtesë prej 10 miliardë dollarësh, por deri tani e kanë përjashtuar mundësinë e një ndalimi të naftës ruse, nga frika se kjo mund të rrisë cmimet, e të godase konsumatorët amerikanë qe edhe kështu janë prekur ashpër nga një inflacion rekord. Mësohet tashmë se Shtetet e Bashkuara po punojnë me Poloninë për t`i siguruar Ukrainës avionë luftarakë, teksa Zelensky ka vazhduar të insistojë për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit, por Vladimir Putin e ka bërë të qartë se një hap i tillë do të shihej nga Moska praktikisht si deklaratë për luftë.
Zelensky insistoi se Ukrainës i nevojitet një hapësire ajrore e sigurtë për të mbrojtur civilet dhe infrastrukturën kyçe, duke shtuar se kjo mund të bëhet qoftë përmes një zone ndalim fluturimi, ose duke i siguruar Ukraines avionë të prodhimit sovjetik. Po për arsyen se pilotët ukrainas janë stërvitur të manovrojnë avionë të prodhimit rus, cka do të thotë se avionë të tillë janë të vetmit që mund të përdoren me urgjencë nga forcat e armatosura ukrainase!