Nipi i Agim Ramadanit dhuron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Shpërndaje

Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu ka dhënë 138 mijë euro Fondit të Sigurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka theksuar se ky është një shembull që duhet ndjekur.

”Pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së, ditë kujtimi e reflektimi, Fondit të Sigurisë, do t’i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim Ramadani.Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.