Bekim Jashari: Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Shpërndaje

24 vite me parë, në një ditë me shumë acar, kundër një shteti agresor po vazhdonte pa u ndalur lufta heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari, bashkë me tërë familjen, dajën Osman dhe kushëri.

Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bashkëpunëtorë, deputetin Haxhiu, veteran e invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë bëmë homazhe me nderimet më të larta në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë.

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!