Zelensky zhvilloi bisedë telefonike me Erdoganin, diskutuan për vendosjen e paqes

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Dy liderët diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku Rusia po vazhdon me bombardime.

Erdogan deklaroi se “Turqia po bën përpjekje intensive në fushën e diplomacisë për vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës” dhe se “synimi i vendit të tij është që të arrihet një armëpushim i përhershëm pasi lufta nuk i sjell dobi askujt”.

I pari i shtetit turk tha se do të vazhdojë me përpjekjet për të ardhur deri tek një takim mes Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, Zelensky ka pohuar se me presidentin turk ka folur rreth ecurisë së luftës së popullit ukrainas kundër agresionit të vazhdueshëm. Diskutuan edhe rreth mënyrave për intensifikimin e dialogut paqësor.