Maqedoni

ASH: E nevojshme krijimi i nëngrupit të ri në kategorinë e shpenzimit të energjisë elektrike për amvisëritë

Shpërndaje

Më 25.02.2022 , kryetari i KRRE në një komunikatë e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të këtij institucioni, e së fundmi edhe në portale ekonomike në vend, mes tjerave ka theksuar se në bazë të të dhënave që disponojnë ata si institucion ( pra KRRE ) , vetëm 1% e klientëve të kategorisë konsumatore “familjarë (shtëpiak) ” konsumojnë mbi 20 % të energjisë elektrike që prodhojnë EMV ( Elektranat e Maqedonisë së Veriut) , energji elektrike e cila prodhohet edhe me subvencione shtetërore e ku çmimi i energjisë së konsumuar është disa herë më i ulët se nga ajo që ofrojnë furnizuesit në bursat botërore të energjisë !

Ndërsa më datë 01.04.2022 ministri i ekonomisë poashtu në një deklaratë për opinionin publik theksoi që vetëm 20 konsumatorë familjarë konsumojnë 10 % të konsumit të përgjithshëm ditor të kësaj kategorie konsumuese.

Natyrshëm lind pyetja kush janë këta konsumatorë që konsumi i energjisë elektrike u tarifohet me çmimin e tarifës konsumatore të kategorisë familjare, e harxhojnë në këto sasi kaq të mëdha energji elektrike, pasi është larg çdo logjike që këta të jenë konsumatorë të mirëfilltë familjar.

Në bazë të sistemit tarifor aktual në kategorinë familjare hyjnë edhe qendrat për përkujdesje sociale, shkollat e konviktet e nxënësve dhe studentëve, kuzhinat nëpër shkolla, hidroforët për ujë të pijshëm, xhamitë e kishat ky kryhen rituale fetare, ashensorët në banesat kolektive të banimit etj, prandaj i parashtrojmë pyetjen KRRE dhe ministrit, mos vallë janë nga kjo kategori konsumatorët që po konsumojnë energji elektrike në këto sasi të mëdha ?

Por pavarësisht këtyre fakteve, pasi këta konsumatorë harxhojnë në sasi të mëdha energji elektrike, e jemi në kohë kur është shpallur edhe kriza energjetike, për këtë grup të konsumatorëve familjar pse nuk e patë të arsyeshme të ndërhynit me një vendim qeveritar apo akt të ri normativ në sistemin aktual tarifor , ku të sanksionohet qartë se pavarësisht që pika konsumese e vendit harxhues i takon kategorisë konsumuese “familjare” ,nëse e njëjta i tejkalon në muaj një sasi konsumuese të energjisë elektrike prej p.sh. 10.000 kWh, atëherë çmimi mbi këtë sasi të konsumuar duhet të jetë më i lartë nga ai që paguajnë konsumatorët e mirëfilltë familjar, pra propozimi ynë konsiston në atë që të krijohej një nëngrup i ri në kategorinë konsumuese familjarë, ose të aplikohet tarifimi i konsumimit me fasha (shkallë).

Pos tjerash në atë komunikatë të kryetarit të KRRE ,theksohet se po ndërmerren hapa edhe për ndryshimin e sistemit tarifor, dhe se një numër i madh i konsumatorëve të mëdhenj të cilët janë të obliguar në bazë të rregullores në fuqi, që të furnizohen me energji elektrike në tregun e liberalizuar, po shfrytëzojnë zbrazëtirat në hapësirat ligjore, e po formojnë firma të reja me qëllim që të furnizohen me energji elektrike te furnizuesi universal ( fundor ) me tarifën konsumuese industriale.

Për informatë më të kapshme për opinionin publik, këta konsumatorë të mëdhenj nga viti 2014 gjerr në vitin 2021 përfituan e u furnizuan në tregun e liberalizuar me energji elektrike ku çmimet ishin gati 40 % – 50 % më të ulëta nga çmimet që ofronte furnizuesi

universal , e tani që çmimet në tregun e liberalizuar janë shumë herë më të larta në krahasim me atë që ofron furnizuesi universal, të njëjtën tani po gjejnë ” gropa ” në hapësirat ligjore e po kthehen që të furnizohen nga furnizuesi universal.

Nga ky konstatim i KRRE, po del që këto kompani të mëdha janë të favorizuara me rastin e furnizimit me energji elektrike, varësisht se në cilin treg ( atë të liberalizuar apo universal) është çmimi më i ulët ato atje po drejtohen për tu furnizuar !

Me këtë rast, po ju drejtohemi ju si kryetar i KRRE , por edhe KRRE si institucion, a e ndjeni veten fajtor e të papërgatitur në aspektin profesional që keni lejuar një katrahurë të këtillë, që kompanitë e mëdha e shfrytëzuan mjeshtërisht ?

Nga ky keqmenaxhim e injorancë totale e juaja, a e keni të qartë se çfarë dëmi kolosal i keni shkaktuar buxhetit të RMV, pasi firmat e mëdha që i shfrytëzuan këta zbrazëtira ligjore, do të paguajnë më pak edhe tatim mbi vlerën e shtuar ( TVSH ), pasi edhe pse norma tatimore është 18 % në të dyja opsionet, e njëjta përllogaritet në koston totale financiare, sa më e lartë do jetë e njëjta edhe TVSH do jetë më e lartë dhe e kundërta .

Po e ilustrojnë me një shembull konkret për opinionin publik

Nëse supozojmë se një klient konsumon gjatë një muaji 100.000 kWh

Në tregun universal

100.000 kWh * 11,41 = 1.141.000,00

TVSH 18 % = 205.380,00

Në tregun liberal( furnizimi e distribuimi )

100.000 kWh * 23,00 = 2.300.000,00

TVSH 18 % = 414.000,00

Pra vetëm për 100.000 kWh në buxhetin e shtetit këta firma duke i shfrytëzuar këto mangësi ligjore, krijojnë një dëm financiar në emër të TVSH në vlerë prej 208.620,00 denarë .

Natyrshëm lindin pyetjet :

A është njoftuar DHP ( drejtoria e të hyrave publike ) lidhur me këto aktivitete të kompanive të mëdha, dhe a ka patur kontrolle financiare e ligjore tek të njëjtët ?

Sa është impakti ( ndikimi ) i këtij konsumi të energjisë elektrike nga këta konsumatorë në masën e përcaktimit të çmimin final të energjisë elektrike?

Mos vallë energjia elektrike e konsumuar nga këta konsumatorë do të ndikojë që të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike pas 30 qershorit ?

Pasi e shohim që keni nevojë për këshilla e sugjerime, Aleanca për Shqiptarët po u jep një këshillë profesionale falas që ta merrni parasysh gjatë përgatitjes së ndryshimeve në sistemin tarifor, që vendet konsumuese të konsumatorëve që plotësojnë kushtet të dalin në tregun e liberalizuar për furnizim me EE, të evidentohen sipas linjës së tensionit të pikës matëse të konsumimit të energjisë elektrike ( 35 kV, 10 kV apo 0.4 shkalla e parë ) e jo në bazë të kritereve që po aplikohen aktualisht, atë të të hyrave vjetore e numrit të të punësuarve që ka ajo kompani.

Me këtë kriter, pra me evidentimin sipas linjës së tensionit të pikës matëse të konsumit të energjisë elektrike, kompanive të mëdha u hiqet mundësia që ti shfrytëzojnë zbrazëtirat aktuale ligjore, pasi pavarësisht bonitetit ekonomik e financiar të kompanisë së re të sapo formuar , faktor kyç për atë se a do të duhet të furnizohet një kompani në tregun liberal apo jo, do të jetë linja e tensionit në pikën matëse, me çka njëherë e përgjithmonë kjo çështje quhet e mbyllur e nuk ka më hapësira për manipulime .

Kjo papërgjegjshmërisë e paaftësi e juaja gjithsesi që do të ketë kosto të lartë për portofolin ( xhepin ) e qytetarëve të rëndomtë, pasi ju veç më paralajmëruat rritjen e çmimit të energjisë elektrike pas 30 qershorit.

Këto janë fakte të pamohueshme , pasi vet po i pranoni dështimet e gabimet, prandaj në komunikimet e ardhshme për opinionin publik, dilni e thuajeni troç që jeni pikërisht Ju ( pra KRRE ) fajtorët kryesorë për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike.

Lidhur me atë që tha kryetari I KRRE dhe ministri i ekonomisë se po punohet që të aplikohen bllok – shkallë tarifimi për konsumatorët familjar, e njoftojnë opinionin publik se Aleanca për Shqiptarët po i ndjek nga afër këto zhvillime , e në momentin e kohën e duhur do të dalë me propozime konkrete, të cilat do të jenë gjithmonë në mbrojtje të konsumatorë-qytetarëve.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje kryetarit të KRRE dhe ministrit të ekonomisë, që gjatë përpilimit të ndryshimeve në sistemit tarifor, ti marrin parasysh propozimet e sugjerimet e Aleancës për Shqiptarët , e gjatë këtij debati të këshillohet e të ftohen ekspertë të mirëfilltë të energjetikës e ekonomisë e jo ti zhvillojë e të debatojnë për këto tema me ” ekspertët ” partiak apo me ” konsultantët ” të lidhur me eksponentët qeveritar .

Aleancat për Shqiptarët me ekspertët e saj të kësaj fushe, po ua shtrin dorën e bashkëpunimit , me të vetmin qëllim që të pregatitet një sistem i ri tarifor i cili si pikë qëllimi do të ketë efikasitetin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.