Ahmeti i tha se luftën e ka pa nga televizori, Mickoski publikon foto me kallash

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje nga takimi me qytetarët në Tetovë ka theksuar se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski luftën e ka parë nga televizori.

Por sot Mickoski sërish i është përgjigjur Ahmetit me një foto me uniformë dhe kallash.

“Fabulat për vitin 2001 Aliu mund t’ia tregojë Dimitar Kovaçevskit. I pari trimërohet nga vilat e rehatshme nga Zajazi, derisa populli shqiptar, por edhe ai maqedon, po vdes urie. I dyti si dezertor nga 2001 do ta besojë dhe zbatoj, që edhe ai të përfshihet në krim. Herën tjetër le të shikojnë dhe lexojnë çfarë them unë, jo të më nxjerrin nga konteksti.

P. S. Mendova se do të mburreshin për një fabrikë të re…” , ka shkruar Mickoski.

Reagimi i tij erdhi pasi që Ahmeti tha se Mickoski ka parë luftën nga televizori.

“Unë nuk merrem me Hristijan Mickoskin që më flet mua për luftë, ai s’ka qenë në luftë e ka pa vetëm në televizor, Ndaj unë hesht sepse heshtja është ilaç”, ka deklaruar Ahmeti.