Sot fillojnë bisedimet për rritjen e pensioneve në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Takimi i parë për rritjen e pensioneve pritet të mbahet sot. Ndërkohë sipas paralajmërimeve, në takim duhet të marrin pjesë të gjitha palët e prekura të cilat përmes dialogut do ta sjellin zgjidhjen më të pranueshme.

Siç njoftojnë nga Qeveria, aty do të bisedohet për mundësinë e ndryshimit të metodologjisë e cila do të miratohej përmes dialogut me të gjitha palët.

Nga atje shtojnë se procesi do të zhvillohet përmes dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjellët të të gjitha palëve të prekura, njëjtë siç u zhvillua edhe procesi lidhur me rritjen e rrogës minimale.

Kryeministri Kovaçevski, ka deklaruar se sa i përket metodologjisë që janë rritur kohën e fundit pensionet, ndërkaq do të pasoj edhe një rritje tjetër e pensioneve. “Megjithatë gjatë bisedave të deritanishme dhe kërkesave të asociacioneve të pensionistëve si dhe përmes analizave të cilat u bënë paraprakisht, tashmë ka qasje drejt bisedimeve nga të cilat duhet të dalë metodologjia e re për rritje dhe harmonizim të pensioneve. Kjo është me rëndësi sepse në atë mënyrë do të mund të sigurohet rritje e vazhdueshme dhe adekuate e pensioneve sepse pensionistët e meritojnë atë”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Nga Qeveria paralajmërojnë edhe pako të mbështetjes financiare për pensionistët duke e pasur parasysh krizën energjetike dhe ekonomike.