Kasami pas takimit me Mickoskin: “Do të kemi aktivitete të përbashkëta për zgjedhje të parakohshme” (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas takimit që realizoi sot në Komunën e Tetovës me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se janë koordinuar që në të ardhmen të ndërmarrin aktivitete të përbashkëta me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohsme parlamentare.

Postimi nga Kasami:

Sot, mirëprita në takim kryetarin e VMRO-DPMNE z.Hristijan Mickovski. Në takim biseduam për bashkëpunimin në nivel lokal si dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy partive tona. Po ashtu, kornizë e bisedës sonë ishin edhe problemet me të cilat ballafaqohet shteti në këto momente kritike.

Gjithashtu, u kordinuam që ditëve në vazhdim të kemi aktivitete të përbashkëta në drejtim të imponimit të zgjedhjeve të parakohshme që vullneti qytetarëve të vijë në shprehje edhe në pushtetin qendror.