RajoniTop Lajme

Deklarata e Zv. Kryeministrit Besnik Bislimi pas takimit për çështjen e reciprocitetit me targa

Shpërndaje

Grupi punues i Republikës së Kosovës është munduar që të vijë deri te një draft propozim, por që nuk kishte gatishmëri nga pala serbe për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e 3-të e marrëveshjes së 30 shtatorit. Përgjatë gjithë këtyre 6 muajve ka pasur shumë pak interesim nga Serbia që të merren me kërkesat që i ka paraparë ajo marrëveshje dhe në vend të saj ata janë marrë me elemente margjinale që kanë treguar se thjeshtë dëshirojnë ta sabotojnë punën e grupit punues.

Zv. Kryeministri Bislimi deklaroi se Republika e Kosovës do të trajtojë lirinë e lëvizjes në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe pala serbe. Sa i përket “tabelave KM”, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ilegale, do të ofrohet një opsion se si do të kalojmë tek targat normale.

Ndërkaq, tema e arkivave nuk është diskutuar as në takimin bilateral e as në takimin trelateral. Kjo është një prej shqetësimeve serioze për mënyrën se si Beogradi e adreson çështjen e dialogut, tha Besnik Bislimi.