Rritje drastike e çmimeve edhe në Gjermani, kaq kushton një litër vaj

Shpërndaje

Çmimet e ushqimeve në Gjermani janë rritur në mënyrë dramatike pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Kjo rritje është veçanërisht e dukshme tek vaji ushqimor.

Në disa dyqane në Gjermani çmimi i vajit ka arritur arrin deri në 5 euro, nga 1,79 sa ishte para disa muajve.

Rritje e çmimeve në shtetin gjerman është raportuar edhe në produkte të tjera.

Çmimet i miellit ka shkuar në 1,99 për kilogram, nga 45 cent sa ka qenë.

Sipas Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), ushqimet në nivel global janë për 20 për qind më shtrenjtë seç kanë qenë një vit më parë.

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimeve, David Beasley, ka thënë se sa më gjatë që shtyhet paqja, aq më shumë njerëz do të mbeten pa ushqime.