Dritan Abazoviq merr vendimin e parë si kryeministër i Malit të Zi
Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.
Ai në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviq.