Kandidate për një post në PD, reagon Bleona Qerreti

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti ka reaguar pasi emri i saj u lakua në media të ndryshme si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e Sali Berishës.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se nëse do të punonte në qeveri do të ishte në SHBA.

“Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!

Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Bleona.