Kronikë e zezëRajoni

“E çoj unë porosinë”/ Greku i ngul thikën shqiptarit në mes të lokalit

Shpërndaje

Mediat greke kanë publikuar pamjet e sherrit me thikë mes një shqiptari dhe greku.

Sherri nisi për shpërndarjen e porosisë në picerinë ku ato punon. Si pasojë, shtetasi grek ka marrë një thikë dhe e ka goditur shqiptarin me thikë para syve të klientëve, duke i lënë të gjithë të traumatizuar.

Ndonëse video e sherrit është bërë publike këtë të shtunë, përleshja është regjistruar në orën 14:00 të datës 06.02.2022. Siç shihet nga ngjarjet brenda në picari ka ndodhur fillimisht një debat verbal mes shqiptarit dhe grekut, e gjitha për shpërndarjen e porosisë. Sherri verbal degjeneroi në përplasje fizike që vijoi edhe jashtë picerisë.

Atje, shtetasi grek ka marrë thikën dhe ka goditur shqiptarin në trup. Kyi fundit mbeti i plagosur dhe u dorëzua në spital ku mori ndihmën e parë. Avokati i grekut të arrestuar për ngjarjen mësohet të ketë thënë:

“Klienti im është joshur në aktin e tij të pajustifikuar nga indinjata e justifikuar. Reagimi i tij ishte i tepruar dhe i rrezikshëm. “Qëllimi i tij nuk ishte të vriste”.