ESHS: Është bërë një gabim teknik në Regjistrim gjatë vendosjes së të dhënave për përkatësinë fetare
Enti Shtetëror i Statistikës në faqen e saj të internetit kumtoi se është bërë një gabim teknik në Regjistrimin gjatë vendosjes së të dhënave për përkatësinë fetare të qytetarëve.
“Në kumtesën Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 – grupi i parë i të dhënave, të publikuar më 30 mars të vitit 2022, në Tabelën 9 – Popullsia e përgjithshme rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas prononcimit për përkatësinë fetare, sipas gjinisë – Regjistrimi 2021, është bërë një gabim teknik me atë që në rreshtat “Nuk është besimtar (ateist) dhe “Krishterë protestantë ungjillor” është bërë permutacion të të dhënave”, kumtuan nga ESHS-së.
Për këto arsye, siç theksojnë, është bërë korrigjim në tabelë, ndërsa njëherësh të gjitha dukuritë nën 500 janë shfaqur në tabelën për shkak të hapësirës së kufizuar..
“Kërkojmë ndjesë për gabimin e bërë”, kumtuan nga Enti Shtetëror i Statistikë