Rama nga Berati: Po marrin jetë një sërë projektesh të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet që po kryhen në qytetin e Beratit, në kuadër e projektit të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane.

Postimi i plotë:

📍Berat – Po marrin jetë një sërë projektesh të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane, ndër të cilët projekti i madh i rikualifikimit urban të krejt hapësirës me një vlerë të veçantë historike dhe turistike rreth Muzeut Etnografik, përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit”, sheshit të “Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive🚧🏰🌳🕌
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

🏥Hap dyert Materniteti i Ri i Beratit, një spital i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, për shëndetin e nënave të reja dhe të porsalindurve të krejt qarkut të Beratit🤰👶🚑👩🏼‍⚕️👨‍⚕️🩺
*kështu merr fund edhe një rekord i absurdit të politikës nongrata, e cila e la këtë qark pa maternitet me vendimin qorr për tjetërsimin e maternitetit të vjetër në objekt privat🤮
👩🏼‍🍼Vazhdon puna për ndërtimin e krejt rrjetit të ri modern të Materniteteve dhe Pediatrive në vend, me investime transformuese nga veriu në jug🤱🏻🇦🇱
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

📍Berat – Në kantierin e ndërtimit të Unazës së re të Beratit, një nyjë e rëndësishme infrastrukturore, që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe aksesin për të hyrë në qytet. Ky aks me një gjatësi prej 4.1 km, do të ketë një korsi të dedikuar biçikletash duke shërbyer edhe si një shëtitore për qytetarët🚧👷‍♀️👷🏼
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

📍Berat – Parkimi i Ri Nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete do të mundësojë krijimin e hapësirës së madhe këmbësore, ku po punohet ndërkohë me rikualifikimin e thellë urban😍
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️