Veseli e djeg Flora Brovinën: AKI ta vërtetojë fotografinë

Shpërndaje

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se edhe nëse fotografitë e publikuara nga deputetja Flora Brovina ku sipas saj aty janë serbët duke dhu.nur një grua shqiptare në luftën e Kosovës janë gabim, nuk duhet të lëkundet qëndrimi i Kosovës se Serbia ka kryer kr.ime në Kosovë.

“Diçka duhet të jetë e qartë, çka do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend duhet të marrë përgjegjësi është që distancim edhe dë.nim ka deri në fund për gjen.ocidin serb në Kosovë e s’duhet të lejohet të ikim nga primati i idesë për t’u dën.uar gjen.ocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, për të cilën ju e thatë, do të ishte disfatiste, nëse ka diku diçka luftë speciale për këto. Nuk jam në gjendje të flas për diçka që s’isha i informuar. Por diçka ka të vërtetë. Kjo na bën të gjithëve të gjallë e të fortë që jo të kthejmë menjëherë shpinën. Serbia ka kryer kr.ime. Ka kryer dhun.ime, vra.sje”, ka thënë ai në vazhdimin e seancës të enjten në mbrëmje.

Veseli ka thënë se Serbia ka kryer shumë dhun.ime në Kosovë dhe do të flasë me emra publikisht në Kuvend.

“Nëse ka ndodh një gabim i tillë kanë me dalë dhjetëra e qindra dëshmi pas ditës së sotme. Me dhjetëra ka kryer dhun.ime. Unë s’e di a është a jo. Me dhjetëra dhun.ime kanë kryer. Me emra e mbiemra. Do të flas publikisht, do të sjellim emrat në seancë. Gjen.ocidi serb ka ndodhur. A është ajo apo jo, ekspertizë s’mund t’i bëjmë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë më tej se AKI-ja duhet të japë fjalën e saj.