Fotografinë që e publikoi sot Flora Brovina e PDK-së gjendet në një faqe por.nografike të Irakut

Shpërndaje

Fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK’së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhu.nuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt por.nografik të Irakut.

Nga të gjitha vik.timat shqiptare, nga 20 mijë gra të dhu.nuara në luftë, nga mijëra fëmijë të mas.akruar nga forcat serbe, Flora Brovina kishte zgjedhur një fotografi të një vajze që, sipas saj, ishte nga lufta e Kosovës për t’i dëshmuar kri.met serbe.

Fotografia identike e publikuar nga Brovina, gjendet në Google, e publikuar në Irak. Eshtë e njëjta ai vend i ngjarjes, ku shihet një grua duke u dhun.uar dhe disa ushtarë rreth saj. Sipas informacioneve, këto fotografi janë përdorë në vitin 2004 nga irakianët për propagandë ushtarëve amerikanë.

Gazeta Express ka provuar ta marrë në telefon Brovinën për ta pyetur deputeten mirëpo deputetja s’ka qenë e qasshme.

Express e ka adresen e web-sajtit ku ndodhen fotografitë, por nuk e publikon për shkak të pëmbajtjes por.nografike.

Gjatë ditës, Brovina ka thënë se ka leje nga vajza e dhu.nuar gjatë luftës për ta publikuar atë fotografi.

Ajo madje tha se e ka marrë lejën nga familja e viktimës për t’ia publikuar fotografinë në Kuvend.

Për këtë fotografi reaguan rrjete të grave, deputete, presidentja Atifete Jahjaga e shumë nga shoqëria civile.

Feride Rushiti, themeluese e qendrës se rehabilitimit të vik.timave sek.suale , ka thënë për Gazetën Express, se gruaja për të cilën foli sot në Kuvend deputetja e PDK’së, nuk është e regjistruar në qendrën e tyre dhe as nuk e dinë për kë bëhet fjalë.

“Nuk është kliente e jona. Ajo [Flora Brovina] nuk na ka treguar se cfarë fakte ka, vetëm na ka thënë se ka fakte, por nuk na ka treguar ato”, ka thënë Rushiti.

Gjatë ditës ka pasur shumë reagime për publikimin e kësaj fotografie.

Kliko për më tepër: KËTU