“Gojës kapak!” Albini e kishte premtim pagën dhe e realizoi, s’keni të drejtë të flisni!
Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e realizoi premtimin e tij për rritjen e pagës minimale.
Ai ka kritikuar partitë opozitare, që sipas tij turpshëm bënë që Kosova ta kishte pagën minimale më të ulëtën në Evropë.
“Gojës pak”, është mesazhi i Kelmendit, drejtuar opozitës.
Reagimi i tij në Facebook:
Qe 20 vjet! Hiç s’ka faj Albin Kurti t’ia përmendë opozitës 20-vjetshin teksa flitet për pagën minimale.
Ka qenë e turpshme që Kosova ta ketë pagën minimale më të ulëtën në Evropë.
Asnjë nga pushtetet e deritashme nuk e ka rritur edhe pse e kishin premtuar nëpër fushata zgjedhore.
Kurti e kishte premtim dhe e realizoi, e rriti.
Sado e vogël të jetë rritja, opozita s’ka të drejtë morale të flasë për këtë çështje hiç. Gojës kapak!