Zyrtari i EULEX-it parkon veturën në pjesën e gjelbëruar, thotë se “kështu e parkoj në Kosovë”

Shpërndaje

Një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën në hapësirën e gjelbër të një rruge në Prishtinë.

Në një video të postuar në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes”, një qytetar i Kosovës e pyet zyrtarin e EULEX-it që e kishte parkuar veturën në zonën ku nuk lejohet, se “a e parkon veturën kështu në shtetin tuaj?”

Zyrtari i EULEX-it dëgjohet duke ia kthyer përgjigjen se “kështu e parkoj në Kosovë”.

Ndaj këtij rasti ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Twitter.

“Çfarë shfaqje e turpshme e arrogancës. E turpshme”, ka shkruar ajo në Twitter.