Këtë fundjavë pritet vendimi për pagat në arsim, greva vazhdon
Qeveria dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK vazhdojnë bisedimet edhe këtë fundjavë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për rritjen e pagave në arsim dhe arsimin parashkollor dhe kujdesin.
Nga SASHK thonë se ende nuk kanë marrë një propozim konkret për rritjen e pagave dhe se deri në fund të fundjavës duhet të vendosin për kërkesën kryesore nga Qeveria, që të pezullohet greva dhe të kthehen nxënësit në shkollë.
“Kemi marrë disa informacione që sërish nuk kanë të bëjnë me përcaktimin e përqindjes. Tani Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë për debatet që kemi pasur në Qeveri dhe do të japë udhëzime lidhur me anëtarësimin që të shpallet kërkesa kryesore nga Qeveria, në interes të nxënësve dhe fëmijëve në kopshte, që të pezullohet greva, deri sa për dy tre ditë, përfundimisht të definohet propozimi i tyre, ndërsa pranimi apo refuzimi ynë, tha dje lideri sindikal Jakim Nedelkov.
Takimi i djeshëm i përfaqësuesve të Qeverisë dhe SASHK-ut ishte në ditën e pestë të grevës në shkollat fillore dhe të mesme dhe në kopshte.
Tash për tash është e pasigurt nëse greva e SASHK-ut e nisur të hënën do të vazhdojë edhe javën e ardhshme.
Në mbledhjen e fundit në Qeveri është rënë dakord që në ditët në vijim të përcaktohet përqindja e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me buxhetin suplementar, pas së cilës nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kthehen në shkollë të hënën, kurse fëmijët nga edukimi parashkollor dhe kujdesi në kopshte.Gjithashtu, u diskutua që menjëherë të fillojë një dialog gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen aktive të sindikatës për një zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave.
Nga Qeveria dje kumtuan se janë të hapur për dialog për të arritur një sistem të rritjes së pagave që nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi dhe që do të ofrojë një model për rritjen e pagave në sektorin publik, i cili si me marrëveshjen për pagën minimale , do të lidhet me për rritjen e pagës mesatare dhe për rritjen e shpenzimeve për jetesë.