Deri në fund të javës priten reshje të rrëmbyeshme shiu! Njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Pasdite dhe nga fundi i ditës moti do të jetë jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Në mënyrë lokale proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima do të ketë edhe nesër. Të premten do të ketë stabilizim të motit, ndërsa në ditët e fundjavës në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e diela do të fryjë erë e fortë veriore dhe do të ketë ulje të temperaturës.