Kroacia: Nga sot janë hequr pothuajse të gjitha masat epidemiologjike

Shpërndaje

Pas më shumë se dy viteve të epidemisë së COVID-19 dhe kufizimeve të rrepta, pothuajse të gjitha masat epidemiologjike në Kroaci po shfuqizohen nga sot.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Republikës së Kroacisë, Davor Bozhinoviq, njoftoi se shumica e masave epidemiologjike që kanë qenë në fuqi deri më tani do të hiqen nga mesnata.

Detyrimi për vendosjen e maskave mbetet për punonjësit dhe pacientët në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe social, për personat që ofrojnë shërbime akomodimi për të moshuarit dhe invalidët, si dhe për përdoruesit dhe punonjësit.

Vendim i përkohshëm për kalimin e pikave kufitare do të mbetet në fuqi, po jo për të gjitha vendet. Qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta mund të hyjnë në Kroaci me një certifikatë të vlefshme COVID ndërsa kjo masë hiqet për banorët e Bashkimit Evropian.

Nga Ministria e Brendshme e Kroacisë thonë se certifikatat e vaksinimit Covid me dy doza janë të vlefshme për 270 ditë, dhe certifikatat e vaksinimit me dozë përforcuese janë të vlefshme për 365 ditë.