LSDM: Refuzimi nga SAShK tregon se qëllim nuk është rritja e pagave por agjenda politike
Qëndrimi shantazhues dhe agjenda politike e zbatuar nga kryesia e SAShK-ut janë në dëm të nxënësve dhe procesit mësimor, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Fëmijët, nxënësit janë vënë në pezull.Me disa javë ndërprerje të mësimit, rrezikohet e ardhmja e mbi 16 mijë maturantëve dhe studimi i tyre i mëtejshëm.Për dëmet e ndërprerjes së mësimit paralajmëruan edhe Avokati i Popullit dhe UNICEF, duke apeluar që procesi mësimor të vazhdojë.Përmes dialogut social u arrit propozimi konkret për rritje të pagave prej 12%, Marrëveshja e re e Përgjithshme Kolektive dhe metodologji e re për rritje të vazhdueshme të pagave. E gjithë kjo në kohën e krizës më të madhe ekonomike në botë “, thonë nga LSDM.
Sipas tyre refuzimi i rritjes së pagave për rreth 3 mijë apo 12% tregon se pagat e mësimdhënësve nuk janë qëllim por agjendë politike e opozitës.
LSDM shton se askush nuk ka të drejtë të rrezikoj të drejtën e arsimit dhe se institucionet kanë detyrimin të sigurojnë vazhdimin e arsimit.