Ngrohja qendrore prej sot më shtrenjtë për 4,51 për qind, korigjime të çmimit nuk do të ketë deri në fund të sezonit ngrohës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) dje miratoi vendim me të cilin për 4,51 për qind është rritur çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup. Sipas paralajmërimeve të KRRE-së, nuk pritet të këtë korigjim të çmimit deri në fund të sezonit ngrohës pavarësisht paralajmërimit të vendosjes së një takse prej 10 eurosh nga Bullgaria për transportin e një megavat orë gaz natyror rus përmes gazsjellësit bullgar.

“Korigjim të çmimit deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të ketë, pavarësisht nga taksa për gazin rus. Në tenderin e fundit për blerjen e gazit natyror çmimi është i zakonshëm dhe është diku në kuadër të bursës në Holandë, bursës më të madhe në Europë. Nuk e dimë nëse në atë çmim përfshihen kosto shtesë apo jo, por çmimi është brenda intervalit të çmimeve të bursave evropiane. Besoj se në periudhën e ardhshme do të merren të gjitha masat, sepse Maqedonia nuk duhet të preket në asnjë mënyrë nga vendosja e kësaj takse sepse kjo taksë vlen ekskluzivisht për gazin rus dhe është e qartë se vendi nuk ka qenë objektivi, por vendet tjera të cilat nuk e di se për çfarë arsye sillen ashtu siç sillen,” tha dje kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Kjo, siç tha ai, nuk është punë e KRRE-së dhe një nga opsionet është rritja e kapacitetit të gazsjellësit ndërlidhës që kemi me Bullgarinë në mënyrë që gazi natyror të vijë edhe nga vende të tjera, përveç nga Rusia.

“Mendoj se Maqedonia në asnjë mënyrë dhe me asgjë nuk ka bërë që çmimi i gazit natyror në vend të rritet, tha kryetari i KRRE-së.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nga ana tjetër, së fundi paralajmëroi se do të kërkojnë kompensim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Evropian për vendosjen e taksës nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit përmes të cilit furnizohemi me gaz nga Bullgaria, sepse është Bullgaria ajo që deri në vitin 2030 ia ka lëshuar të gjitha kapacitetet këtij gazsjellësi te “Gazprom” rus, me përjashtim të kapaciteteve që janë liruar vitin e kaluar.

Kapacitetet e gazsjellësit, siç theksoi Bekteshi, nuk janë dhënë me qira nga “Gazprom” në territorin tonë, por në territorin e Bullgarisë, i cili njëkohësisht është edhe territor i BE-së.

“Prandaj, nëse nuk lirohen kapacitetet, do të kërkojmë dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Evropian për vendosjen e taksës”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha se sa është ministër i Ekonomisë, nuk do të pranojë asnjë shantazh nga asnjë vend për sa i përket furnizimit dhe rrezikimit të sigurisë energjetike të vendit.

“Të shantazhosh një shtet është e papranueshme dhe është në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria është anëtare e BE-së dhe duhet të heqë menjëherë taksat jo vetëm ndaj vendit tonë, por edhe në përgjithësi sepse janë të papranueshme në BE. Ata na thanë se do të bëjnë përpjekje për lirimin e kapciteteve dhe presim vendimin e tyre. Në rast se nuk i lirojnë kapacitetet, ne do të shfrytëzojmë kapacitetet aktuale që kemi dhe do të kërkojmë dëmeshpërblime shtesë nga Bullgaria dhe Bashkimi Evropian, sepse ne kërkojmë vetëm lirimin e kapaciteteve dhe nuk ndërhyjmë në politikën e tyre fiskale për futjen e taksave shtesë”, theksoi Bekteshi.

Vendimi i Bullgarisë është vendim i tyre i brendshëm, por duhet të merren parasysh dhe të thuhet qartë dhe hapur se nëse marrin vendime të tilla, duhet të marrin edhe vendime të tjera që do të çlirojnë kapacitetet në mënyrë që vendet të kenë hapësirë ​​për furnizim nga burime tjera siç është rasti me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Bekteshi.

Северна Македонија се вклучва во изградбата на терминалот за течен природен гас во близина на Александропулос. Интерсот од нашата страна е изразен, а поддршка за проектот е добиена и од САД.
Vitin e kaluar, siç theksoi, janë liruar disa kapacitete në pjesën e gazsjellësit që kemi me Bullgarinë, por ato nuk janë të mjaftueshme për kërkesat dhe nevojat e vendit. Sigurisht që kjo do të ndikonte në çmimin e gazit natyror, i cili në përgjithësi përdoret nga ekonomia dhe kompanitë që punojnë në zonat”, tha Bekteshi.

Gjithsej 64.000 amvisëri në Shkup furnizohen me energji termike përmes sistemit të ngrohjes qendrore që funksionon me gaz natyror.