RajoniTop Lajme

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Pacolli: Do kemi 600-700 punëtorë kur të ketë shumë punime

Shpërndaje

Kryeministri Rama sëbashku me ministren Balluku kanë inspektuar punimet në kantierin e aeroportit të Vlorës.

Në lidhje me vendet e punës që mund të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, kryeministri i ka drejtuar pyetje biznesmenit Behgjet Pacolli, kompania në pronësi të së cilit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës.

Pacolli është shprehur se në këto momente nuk ka shumë punëtorë pasi puna në këtë fazë kryesisht duhet të kryhet me anë të makinerive, por kur do të jetë fluksi më i madh i punimeve, numri i punëtorëve aty do të jetë 600-700.

Edi Rama: Sa punëtorë do të kemi këtu në ditë?

Behgjet Pacolli: Mendojmë të shtojmë parkun e makinerisë…Tani nuk ka shumë punëtorë.

Belinda Balluku: Në të ardhmen, deklaruat që do të ishte një shifër 600 apo jo kur të jetë koha e të gjitha punimeve?

Behgjet Pacolli: Po, 600-700 në kohën kur do të ketë shumë punime.

Edi Rama: Po, pra atë pyeta unë.

Belinda Balluku: Në këto momente janë makineritë që dominojnë duke qenë se ka pasur gërmime./tvklan.al