Putin dhe Zelensky ftohen në takimin e G20-s

Shpërndaje

Presidenti i Indonezisë mund të ketë organizuar takimin e parë të mundshëm midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan Sky News të premten.

Indonezia aktualisht kryeson grupin e G20 dhe presidenti i saj Joko Widodo ka ftuar Zelenskyn dhe Putinin në samitin e liderëve që do të mbahet në nëntor.

Ai ishte përballur me presionin nga vendet perëndimore – përfshirë Britaninë e Madhe, për të përjashtuar liderin rus, por tha se donte të “bashkonte” G20-tën.

Jokoëi, siç njihet zakonisht presidenti indonezian, ka folur së fundmi me Zelensky duke hedhur poshtë një kërkesë për armë për Ukrainën, pasi shteti aziatik përpiqet të ruajë neutralitetin strategjik.

Në një deklaratë në internet, Jokowi tha se ai i kishte shprehur shpresën e tij presidentit ukrainas se “lufta mund të përfundojë së shpejti dhe zgjidhjet paqësore mund të farkëtohen përmes negociatave”.

Ukraina nuk është anëtare e G20, por vende musafire lejohen të ftohen.

Një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase tha se pjesëmarrja e Zelenskyt do të “varet kryesisht nga situata në fushën e betejës”.

Jokowi ndërkohë ka thënë se Kremlini nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë Putini.