BotaTop Lajme

Ndihma miliardere amerikane/ Biden: 33 mld dollarë për armatosjen e Ukrainës

Shpërndaje

Presidenti Joe Biden i injoroi deklaratat kërcënuese të Moskës për të mos armatosur ukrainasit, duke njoftuar se i ka kërkuar kongresit amerikan plot 33 miliardë dollarë ndihmë shtesë, 20 miliardë prej të cilave janë të dedikuara për armë për Ukrainën, ndërsa pjesa tjetër shkon për ndihmë humanitare dhe ndihmë direkte për qeverinë.

“Ne duhet të kontribuojmë me armë, municione, dhe ekonomikisht në këtë luftë ku ukrainasit po humbasin jetën çdo ditë. Është e një rëndësi kritike miratimi i kësaj kërkesë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Biden.

Biden sqaroi se kjo ndihmë nuk do të thotë sulm ndaj Rusisë.

“Pavarësisht retorikës kërcënuese të Kremlinit, faktet janë të qarta për të gjithë! Ne nuk po e sulmojmë Rusinë. Ne thjesht po ndihmojmë Ukrainën që të mbrojë veten kundër agresorit të saj”.

Duke shpjeguar kërkesën e tij për Kongresin, Biden tha:Praktikisht ne jemi pa para. Ja pse sot në mënyrë që të mbështesim Ukrainën , unë po i dërgoj Kongresit një kërkesë shtesë buxhetore për të siguruar dërgesën e armëve shtesë në Ukrainë si dhe për të vazhduar shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe humanitare atje.

Edhe pse SHBA ka njoftuar tashmë ndihmë për Ukrainën, propozimet e Biden janë një rritje e konsiderueshme e ndihmës.

“Kostoja e kësaj lufte nuk është e lirë, por nëse e lejojmë të ndodhë edhe për më shumë agresionin, do të jetë edhe më keq. Ne ose e mbështesim popullin ukrainas ndërsa mbrojnë vendin e tyre ose rrimë duarkryq teksa rusët vazhdojnë mizoritë dhe agresionin e tyre në Ukrainë”.

Presidenti Biden tha se ata janë të përgatitur për të gjitha skenarët ndërsa i pyetur për ndërprerjen e furnizimit me gaz të Polonisë dhe Bullgarisë, tha se putin po e përdor energjinë si një armë, po ne u shpreh ai, nuk e lejojmë Rusinë të na shantazhojë.

Top Channel