Grubi: Me Dritanin, të përkushtuar të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendeve tona në BE

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi, ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Postimi nga Grubi:

Shumë i lumtur sot për Dritanin, por edhe për Malin e Zi që zgjodhi frymën euro-amerikane në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme.

Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritan Abazoviçin si kryeministër të vendit mik, të cilit i shpreh sot urimet e mia të sinqerta dhe suksese, shëndet e mbarësi në misionin e ri.

Me Dritanin, mbetemi të përkushtuar që bashkërisht të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.