MASH: Thirrje publike, për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Shpërndaje

Thirrje publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë.

Në bazë të Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 269/23), Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall

THIRRJE PUBLIKE

Për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë

Ftohen të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme dhe nuk kanë aplikuar në thirrjen e publikuar në dhjetor të vitit 2023 të aplikojnë në thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme:

1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Të jenë nxënës të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm

3. Të jenë nxënës, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë.

I. Mënyra e aplikimit

Kandidatët duhet të aplikojnë në shkollën ku nxënësi është i regjistruar. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët për:

-arsimi fillor: Kërkesa e prindit/kujdestarit që paraqet kërkesën, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër; Deklaratë mbi vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe provave e nënshkruar nga prindi/kujdestari i parashtruesit.

-Arsimi i mesëm: Kërkesa e prindit/kujdestarit që paraqet kërkesën, Deklaratë nga prindi/kujdestari tjetër; Deklaratë mbi vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe provave e nënshkruar nga prindi/kujdestari i parashtruesit.

II. Dokumentet e nevojshme

1. Kopje e llogarisë së transaksionit të njërit prind/kujdestar që paraqet kërkesën

2. Vërtetim nga punëdhënësi për neto pagën e fundit të paguar të të dy prindërve/kujdestarëve

3. Për personat të cilët nuk janë të punësuar, dëshmi – Vërtetim nga Agjensioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose Deklarata të të ardhurave nga të gjitha llogaritë e transaksionit në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraprak, gjegjësisht deri në datën e aplikimit pas kësaj thirrjeje ose Vërtetimi/Vendimi për të drejtën e ndihmës minimale të garantuar.

4. Për fermerët individualë të regjistruar deklarata nga të gjitha llogaritë e transaksionit në emër të prindërve/kujdestarëve për vitin 2023.

5. Nëse është fëmijë i prindit të vdekur, dëshmi – Certifikatë nga libri i të vdekurve dhe çeku i fundit i pensionit.

6. Nëse është fëmijë i prindërve të divorcuar, vërtetim-Vendim nga vendimi gjyqësor i formës së prerë (kërkuesi është prindi/kujdestari, i cili paraqet vetëm dokumentacionin e nevojshëm pas kësaj thirrjeje).

7. Nëse është fëmijë i prindit pensionist, dëshmi – çeku i fundit i pensionit.

9. Deklaratë mbi vërtetësinë e të gjitha të dhënave dhe provave e nënshkruar nga prindi/kujdestari i parashtruesit.

Paralajmërim: Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare ka të drejtë të kontrollojë besueshmërinë e të dhënave që shkollat ​​do t`i dorëzojnë Ministrisë.

III. Afati i regjistrimit

Afati për aplikim është nga data 5 deri më 16 janar 2024 (vazhdohet për shkak të pushimit dimëror).

IV. Informacione të tjera

Neni 8 i Ligjit për mbështetje financiare të grupit social të rrezikuar të qytetarëve vlen për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto paga deri në 50.000 denarë. Kështu që të gjitha transferat e tjera (p.sh. subvencionet, ndihmat sociale, shtesat e veçanta, shtesa për fëmijën e tretë etj.) nuk konsiderohen të ardhura neto mujore në bazë të pagës.

Në të njëjtën kohë, nëse ka nxënës që janë nga një bashkim jashtëmartesor, me çertifikatë të lindjes së fëmijës ose nëse i njihet prejardhja, por ata nuk jetojnë në bashkim dhe çertifikata përmban të dhëna nga prindi që nuk jeton me nxënësin, krahas çertifikatës së lindjes dorëzohet edhe çertifikata e lindjes dhe dëshmia përkatëse nga Qendra për Punë Sociale. Në këtë rast parashtruesi I kërkesës është prindi/kujdestari, i cili vetëm ai/ajo dorëzon dokumentacionin e nevojshëm pas kësaj thirrjeje.

Për ata nxënës që nuk kanë marrë mbështetje financiare në thirrjen e mëparshme, dhe ndërkohë kanë plotësuar kushtet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon thirrje publike çdo muaj, jo më vonë se dita e pestë e muajit.

Në rast të ndryshimeve, ndodhja e të cilave ndikon në kushtet për fitimin ose shfrytëzimin e të drejtës për mbështetje financiare, si p.sh.: familjet kanë të ardhura totale mujore nga paga neto mbi 50.000 denarë, prindi/kujdestari që paraqet kërkesën për mbështetje financiare është i detyruar ta njofton shkollën në periudhën prej 15 deri më 20 janar të vitit 2024. Përndryshe, ofruesi i mbështetjes financiare do të realizojë pagesë për mjetet tashmë të paguara.

Kur shkollat do të ​​përcaktojnë se nxënës të caktuar nuk i plotësojnë më kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare, ato i dorëzojnë të dhënat në Ministri. Ministria i eliminon personat nga evidenca e përfituesve të mbështetjes financiare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen pagesat në baza mujore për nxënësit që i plotësojnë kushtet.

THIRRJE PUBLIKE Për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë