Flerarrest ndërkombëtar për Ismet Gurin, iku nga burgu shtëpiak

Shpërndaje

Ish zëvendës drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e BDI-së Ismet Guri, po kërkohet me fletëarrest ndërkombëtarë, pasi të njejtin policia nuk e ka gjetur në shtëpi, ku dhe po vuante dënimin arrest shtëpiak. Sipas Gjykatës Penale, kur policia ka shkuar ta kontrollojë, në adresën të cilën ai e kishte paraqitur në gjykatë, për vuajtjen e denimit, ai nuk ishte gjetur.

Gjykata Penale Shkup

“Nga MPB, Gjykata është njoftuar se në momentin kur e kanë kërkuar në adresën të cilën ai e ka paraqitur për vuajtje të denimit me burg, nuk është gjetur. Pas këtij njoftimi Gjykata ka lëshuar urdhër për nënshkrim të fletëarrestit qëndror dhe ndërkombëtarë”.

Guri fillimisht ishte në burg, ndërsa më pas iu caktua burgim shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore. Ai në korrik të vitit të kaluar u arrestua së bashku me 15 persona të tjera, mes të cilëve edhe biznesmenë dhe inspektorë të DAP-it, nën dyshmin për bashkim kriminal dhe mashtrim tatimor.

Kundër Ismet Gurit dhe Ejup Alimin u zhvillua edhe rasti “Titanik 3” për asgjësimin e materialit zgjedhor, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i dënoi me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj për secilin.

Aktakuza për rastin “Titanik 3” u hap në vitin 2017 nga ish Prokuroria Speciale Publike. Ata akuzoheshin për shkatërrim të materialit zgjedhor, gjegjesisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kanë ndërruar një pjesë të procesverbaleve për votimin në Çair.