Ruskoska për Zekirin: E kemi ndjekur një vjet, e dimë ku kanë përfunduar paratë
Lënda për hetimin që u ngrit sot kundër Muhamed Zeqirit dhe dy shtetasve kroat, Prokukoria për Krim të Organizuar e ka pranuar që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Për këtë bënë të ditur vet prokurorja Villma Ruskoska në një deklaratë për “Sloboden Peçat”, transmeton Zhurnal.
“Hetimi është bërë nga Ministria për Punë të Brendshme ndërsa Prokuroria e mori rastin në gjysmën e dytë të vitit 2021. Nga atëherë, prokurori i autorizuar ka dhënë disa urdhëra për mbledhjen e dëshmive dhe gjatë ditës së djeshme erdhi dhe njoftimi i fundit, me çka prokurori publik solli vendim për arrestimin e të dyshuarve. Pas kësaj mase, Gjykata do të vendosë si do të veprojë më tej. Kemi të dhëna për atë se ku kanë përfunduar paratë. Shtetasit e dyshuar kroat, sipas informatave tona nuk ndodhen në shtetin tonë, por do të biem në kontakt me kolegët tanë nga Kroacia, do t’i dorëzojmë dëshmitë, e nëse pajtohen të marin përsipër përndjekjen, atëherë procesuimi i tyre do të bëhet në Kroaci”, thotë Ruskoska.
Ajo shton se Prokuroria çdosecili që ka kryer vepër penale do të ndiqet nga shteti, pavarësisht pozitës së tij në shtet.