Mickoski i gatshëm të fshijë “20 për qind” nga Kushtetuta

Shpërndaje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është deklaruar se është i gatshëm të fshijë 20% nga Kushtetuta që i destinohet gjuhës shqipe.

Nga Kavadari ai kërkoi mbështetjen e partive politike, jo vetëm për fshirjen e përqindjes, por edhe për fshirjen e badenterit, balancuesit dhe për një njësi zgjedhore.

“Jam i gatshëm të bisedoj për gjithçka. Jam i gatshëm të bisedoj për fshirjen e përqindjes dhe pres mbështetjen nga partitë e tjera politike për një njësi zgjedhore. Jam i gatshëm të bisedoj për fshirjen e badenterit, për fshirjen e balancuesit sepse e shoh se disa parti politike gradualisht duan ta lëshojnë Marrëveshjen e Ohrit. Kështu që, ejani bashkërisht të krijojmë shoqëri që do të projektohet sot për 50 vitet e ardhshme. Kjo vjen se ka qytetarë që nuk duan të jenë të ofenduar duke qenë pjesë e një kuote apo të ndonjë përqindje”, tha Mickoski.