Tronditet Saranda, shpërthim tritoli në katin e parë të një hoteli
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Sarandë në hotelin e shtetasit N. Y
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak.
Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.