Arrestohet autori që vuri tritolin tek shtëpia e Armand Dukës

Shpërndaje

Arlen Hasanaj, 34 vjeç, banues në të njëjtën lagje me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton të jetë personi që ka vendosur tritolin ne derën e Armand Dukës, një natë më parë. 34-vjeçari është vënë në pranga këtë mbrëmje nga blutë e Durrësit. Aktualisht, ai ndodhet në komisariatin e Policisë Durrës dhe po merret në pyetje. Hasanaj rezulton të jetë pronari i një biznesi në Durrës dhe ende nuk dihet cilat janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë të bëjë një veprim të tillë.

Ai u pikas nga kamerat e sigurisë që rrethojnë shtëpinë tre katëshe të Dukës në momentin që ndizte fitilin e lëndës plasëse. Dosja.al publikoi sot edhe pamjet nga momenti kur një person me kapuç në kokë ka vendosur tritolin në derën e banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Aty shihej se si i maskuari fillimisht kalon larg derës për të vëzhguar nëse ka njeri jashtë në oborr, e pasi sigurohet, bën kthesën dhe ndez fitilin duke krijuar edhe dritë. Nga pamjet, fytyra nuk i shquhej.

Tritoli shkaktoi dëme materiale dhe portën e jashtme të shtëpisë së Dukës e nxorri jashtë përdorimit. Në momentin që ndodhi shpërthimi, na banesë ndodhej gruaja e kreut të FSHF-së bashkë me djalin, por fatmirësisht ata nuk pësuan asnjë lëndim. Vetë Duka drejtoi gishtin nga kundërshtarët e tij, duke qenë se tritoli erdhi në një kohë kur po përplasjes me kryebashkiakun Erion Veliaj për zgjedhjet në FSHF.