MaqedoniTop Lajme

Ahmeti përkujton dëshmorët me pamje nga lapidari në Sllupçan

Shpërndaje

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, ka publikuar pamje nga lapidari për nder të viktimave të UÇK-së që u përuruar së fundmi, përcjell TV21. Ahmeti thotë se kjo ditë është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit.

“Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut.

Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër. 5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ahmeti.