Bujar Osmani vizitë në Japoni, do t’ju drejtohet edhe kompanive si Honda dhe Mitsubishi

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoshimasa Hayashi do qëndroje dy ditë në Japoni.

“Ministri Osmani do të ketë takime të ndara me spikerët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Këshilltarëve të Parlamentit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe Akiko Santo, si dhe me anëtarët e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të vizitës në segmentin ekonomik, ministri Osmani do të organizojë Forum Biznesi me Organizatën Japoneze e Tregtisë së Jashtme – JETRO, ku do t’i prezantojë përfitimet për investim në Maqedoninë e Veriut para kompanive të njohura japoneze si Honda, Mitsubishi, Nipon Koei e të tjera. Gjithashtu, Ministri Osmani do të takohet edhe me ministrin e Osaka EXPO 2025, Kenxhi Vakamija”, thuhet në njoftimi e MPJ-së