Kovaçevski: Bojkoti nuk do të dëmtojë Qeverinë por qytetarët
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se bojkoti i VMRO-DPMNE-së nuk do të dëmtojë Qeverinë por qytetarët.
“Deputetët nuk zgjidhen nga partia, deputetët zgjidhen nga qytetarët dhe bojkoti, ose siç e quajnë bojkot aktiv në Kuvend, praktikisht nuk do të dëmtojë as Qeverinë, as vetë Kuvendin, por do të dëmtojë qytetarët”, tha. Kovaçevski.