Sekuestrohet drogë në vlerë prej gjysmë milionë eurove, zbulohet laborator për prodhimin e amfetaminës (Video)

Shpërndaje

Dje (16.03.2023) në Shkup nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë dhe me përkrahjen e Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz nga liria janë privuar pesë persona, edhe atë D.T. (25), E.M. (35), ZH.P. (46), S.Ç.Z. (38) B.F. (44), të gjithë nga Shkupi. Janë kryer bastisje në shatë lokacione në Shkup dhe gjatë kësaj është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogë në vlerë prej prej rreth gjysmë milionë eurove, nëse do të shitej përmes shpërndarësve të rrugës. Në të vërtetë, është gjetur drogë sintetike amfetaminë, kallap për amfetaminë, sasi më e madhe e lëngut për prodhimin e drogës sintetike, evidenca, fletore dhe fleta me shënime për borxhëlinjtë të cilët kanë blerë drogë, të holla për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se rrjedhin nga shitja e drogës dhe katër automjete të pasagjerëve.

Më herët, gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2023 të këtij viti, me urdhër të Prokurorit Publik nga PTHP Shkup, është zbatuar hetim kriminalistik në drejtim të personave shpërndarës të drogës në rrugë, të cilët shesin drogën sintetike amfetaminë dhe të marihuanës në Shkup, gjatë së cilës nga liria janë privuar tre persona D.T. (33), D.M. (37) dhe J.S. (41) të gjithë nga Shkupi të cilët kanë blerë drogë sintetike dhe të njëjtit tani më janë proceduar.

Personat e arrestuar një kohë më të gjatë kanë qenë të involvuar në shitjen e drogës sintetike amfetaminë në rrugë në rajonin e Shkupit për të cilën kanë marrë me qira disa banesa në qendrën e Shkupit, si dhe në lagjen Gjorçe Petrov, të cilat i kanë shfytëzuar si magazinë për ruajtjen, prodhimin dhe paketimin e drogave sintetike dhe në to kanë marrë masa për mbrojtje me instalimin e video-mbikqyrjes. Drogën e kanë shitur nga 2000 denarë për një gram amfetaminë, 3000 denarë për një gram kokainë, 600 denarë për tabletë ekstazë, kurse një paketim me marihuanë e kanë shitur për 1000 denarë.

Nga ana e SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Aktivitete të këtilla policia po zbaton edhe në qytetet tjera në shtet. Nga fillimi i kësaj jave janë kryer 36 bastisje, janë arrestuar 32 persona, gjatë së cilave është sekuestruar amfetaminë, ekstazë, marihuanë dhe lloje të tjera të drogave.

Minsitria e Punëve të Brendshme edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara në luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë dhe droga narkotike dhe sintetike me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve. Këto droga paraqesin rrezik të madh për shëndetin e njerëzve dhe asgjsësimi i kësaj dukurie është një nga prioritetet e MPB-së.