RajoniTop Lajme

Kurti: Jemi të gatshëm për njohje reciproke, por Serbia s’është

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë, por se ajo nuk është.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se deri tani nuk ka hapa mbrapa në procesin e dialogut.

“Nuk ka hapa pas, mirëpo Serbia ka ngelur pas, meqenëse ajo nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe gjithashtu refuzon që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti amerikan (Joe) Biden e ka formuluar shumë mirë çështjen, ka thënë që duhet të kemi normalizim të plotë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, e cila në qendër të saj e ka njohjen reciproke. Unë jam i gatshëm për njohjen reciproke, Serbia nuk është dhe nuk ka kurrfarë faji asnjë instancë e shtetit të pavarur të Kosovës për faktin që nuk e kemi suksesin e pretenduar në dialogun me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, qenia e saj nuk është problematike. Raportin me Serbinë nuk e kemi normal, duam ta normalizojmë, mirëpo për këtë qëllim është Serbia ajo që duhet të ndryshojë”, ka thënë Kurti.