Ministri Shaqiri realizoi takim me gjeniun e matematikës, 13 vjeçarin Ylli Morina

Shpërndaje

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri sot realizoi takim me gjeniun e matematikës, 13 vjeçarin Ylli Morina i cili ju mban orë të matematikës dhe fizikës studentëve nga vendi dhe në botë.

Njoftimi nga Ministri Shaqiri:

Sot takova edhe Ylli Morina, 13-vjeçari i cili ju mban orë të matematikës dhe fizikës studentëve nga vendi dhe në botë.

Ylli dhe nxënësit si ai janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut. Talenti i tyre, dëshira për të mësuar dhe përkushtimi duhet të na nxisin të gjejmë mënyrat më të përshtatshme për t’i mbështetur ata. Ato janë dëshmi se vendi ynë ka një potencial të shkëlqyer kuadrosh që kërkon përgjigje institucionale, që të mund të realizohet plotësisht.

Në këtë drejtim janë edhe angazhimet tona si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, t’u japim atyre mundësi për edukim cilësor, për të zhvilluar kreativitetin dhe inovacionin, me çka do t’u sigurojmë kushte të mira për avancim, realizim dhe punë. Pikërisht ајо është qëllimi i reformave në arsim, të mundësojmë realizimin e këtyre potencialeve të jashtëzakonshme.

Mbështetja për talentët, fillon me identifikimin e tyre, në të cilin është i pashmangshëm roli i mësimdhënësve, të cilët më pas punojnë me këta fëmijë. Gjithashtu, me sërë politikash, masash dhe aktivitetesh vlerësohet, stimulohet dhe inkurajohet puna e nxënësve të talentuar, krijues dhe të talentuar.