Maqedoni

Mickoski kërkon garancë nga Bullgaria për të mbështetur ndryshimet në Kushtetutë

Shpërndaje

“OBRM-PDUKM nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës pa garanci me shkrim nga Kuvendi i Bullgarisë”, tha Mickoski, duke ritheksuar se qëndrimi i partisë së tij për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është i qartë.

Mickovski nuk dëshiron t’i citojë deklaratat e presidentit Pendarovski për këtë çështje i cili është në qëndrimin e garancive me shkrim, por thotë se po e paraqet vetëm qëndrimin e OBRM-PDUKM-së.

“Nuk i citoj deklaratat e Pendarovskit, por vetëm do të them se qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është i qartë: OBRM-PDUKM nuk mundet dhe nuk do të mbështesë, gjë që kërkon 2/3 në Kuvend, asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës, pa marrë garanci të qarta nga Parlamenti bullgar se nga ai moment e deri në ditën kur do të jemi shtet anëtar i BE-së, të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur dhe nuk do të ketë kërkesa shtesë nga pala bullgare”.

“Vetëm atëherë mund të ulemi e të bisedojmë që të ndryshohet preambula dhe të përfshihet edhe pjesa e popullit bullgar që jeton në Maqedoni, sepse edhe me atë lloj regjistrimi rreth 750 qytetarë janë deklaruar se janë bullgarë”, tha Mickoski në Prilep.