Maqedoni

Militanti i BESËS ikën në Gjermani, Bilall Kasami 7 muaj më la pa rrogë

Shpërndaje

Kur ishin zgjedhjet ai ishte një militant i zjarrtë i Besës. Punoi parreshtur për fitoren e tij dhe më pas u harrua.Kanë kaluar muaj që kur Bilall Kasami erdhi në pushtetin vendorë, në krye të Tetovës, por situata e shumë prej atyre që e ndihmuan atë të zgjidhej u bë edhe më keq shkruan Tetovasot.

Një militant i kësaj partie shpreh revoltën e tij për këtë anashkalim që i është bërë pas zgjedhjeve. Ai i dëshpëruar si shumë të tjerë ka zgjedhur rrugën e vetme të shpëtimit-të ikë prej këtu sepse nuk ndryshon asgjë.

Donte të qëndronte këtu me një punë dinjitoze që garantonte bukën e gojës, por ajo nuk ndodhi kurrë edhe pas shtatë muajsh punë me kontratë në komunë ai i zhgënjyer ikën në Gjermani.

“Jam itharë i Lëvizjes BESA, dhe kam qenë gjithmonë për ndryshime sepse Teuta Arifi e shkatëroi Tetovën. Kam vrapuar maksimum për të ndryshuar Tetovën, dhe u punësova më kontratë të Komuna e Tetovës, që kur kemi hyrë thuajse skam marrë rrogë, disa nuk kanë marrë rrogë 7 muaj e disa ka 4 muaj. Nuk ka ndryshim, Komuna në borxhe katastrof dhe e hamë ne të punësuarit. Çdo ditë kur kërkojmë rrogë thonë, ska e bllokuar andaj më mirë me ik në Gjermani” thotë i punësuari me kontratë në komunë e Tetovës i cili dëshirontë të ngelej anonim për publikun. Sipas tij 200 të punësuarit më kontrata janë të dëshpruar sepse faturat e rrymës, telefonit vijnë ndërsa rrogat nuk vijnë. Ai thotë se disa rrijnë aty pa rroga sepse shpresojnë se do të marrin vendime e disa nuk kanë rrugëdalje tjetër, dhe rrijnë duke pritur se do të bëhet më mirë.

Ndryshe komuna e Tetovës është e bllokuar, ndërsa nuk ka ndryshuar asgjë nga Teuta Arifi, Bilall Kasami ka bërë 200 kontrata në vepër të militantëve të BESëS që nuk punojnë asgjë.

Nga ana tjetër Qeveria do të shpërdnajë këshillin komunal të komunës së Tetovës pas dështimit të këshillit që ta miratoj llogarinë pëfundimtare deri me 31 mars.

Ky lëshim skandaloz zanafillën e ka nga paaftësia e administratës së Kryetarit të komunës e cila e dorëzoi me vonesë buxhetin dhe llogarinë përfudimtare dhe rrjedhimisht edhe këshilli dështoi për ta miratuar ne afatin e paracaktuar ligjor.

Ministria e vetqeverisjes lokale pritet që t’i propozojë qeverisë shpërbërjen e kuvendit komunal dhe qeveria do ta miratojë këtë propozim, pas çfarë, kryetari i Kuvendit do ta percakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.