Ministrja Trençevska: Ka mundësi për zgjidhje të menjëhershme për grevën në arsim
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska thotë se ka përparim dhe sinjale pozitive se është e mundur që së shpejti të arrihet zgjidhje në mes SAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të cilën greva, që tani është në pezullim, do të ndërpritej, ndërsa pagat në arsim do të rriteshin.
“MPPS-ja nuk është pjesë e palëve që kanë kontest. Këto janë MASH nga njëra anë dhe SASHK nga ana tjetër. Jam informuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës se sot prej orës 10 është dashur të ketë takim dhe besoj se është mbajtur ky takim. Negociatat vazhdojnë, ka përparim dhe sinjale pozitive se është e mundur së shpejti të arrihet zgjidhje e përbashkët me të cilën do të ndërpritej greva dhe rritja e pagave në arsim”, tha Trençevska.
Ajo shtoi se, tu jepet kohë të dy palëve të udhëheqin negociatat dhe të na lajmërojnë për atë që është vendosur në seancat e Këshillave të krijuar në përputhje me lijgin për zgjidhje paqësore të kontesteve.
Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) e ndërpreu grevën më 28 prill pas njoftimit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se MASH i afrohet zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes.
Afati maksimal i zgjidhjes paqësore të kontesteve është 20 ditë. Ndërmjetës në kontestin është Dragica Isaillovska- Mitrovska.
Greva e të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshtet për fëmijë ka nisur më 11 prill me kërkesë për rritje të menjëhershme të pagave për 18,4 për qind dhe më pas gjetjen e një metodologjie për harmonizimin e tyre me pagën minimale. Gjatë negociatave, Sindikatës fillimisht iu ofrua rritje e pagave prej 10 për qind dhe më pas rritje prej 12 për qind, por propozimet nuk u pranuan nga anëtarësia e SASHK-ut. Në seancën e fundit të Këshillit të SASHK-ut dhe pas shpalljes së anëtarësimit është marrë vendim që kopshtet të rifillojnë punën, ndërsa punëtorët nëpër shkolla kanë mbetur në grevë, e cila është pezulluar më 28 prill pas fillimit të ndërmjetësimin.