Një qen është hedhur nga kati i shtatë i një pallati në Tetovë (Video)

Shpërndaje

Një video shqetësuese që tregon një qen duke rënë nga ballkoni i një ndërtese është bërë virale në rrjetet sociale.

“Një pesëdhjetë e tetë vjeçar G.Z. i njëjti dje (22 mars) në ora 18:40 ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 17:00, një qen ka rënë nga ballkoni i një objekti në ndërtim në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, përballë objektit ku ka banuar, nga kati i gjashtë dhe pak më pas vdiq. Sipas njoftimit dy zjarrfikës tetovar po tentonin ta kapnin qenin në objekt. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thotë MPB.

Në video dëgjohet qeni duke qarë para se të bjerë nga një lartësi e madhe dhe nga ndërtesa dëgjohen zëra.