MaqedoniTop Lajme

Nesër dorëzohet në Kuvend interpelanca ndaj kryeparlamentarit Xhaferi

Shpërndaje

Interpelanca për Talat Xhaferin nesër edhe formalisht dorëzohet në Kuvend njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga kjo parti nuk presin që shumica parlamentare të votojnë për shkarkimin e kryeparlamentarit,por megjithatë u bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë kundër sjelljeve jodemokratike.

“Ne nuk presim pushteti I udhëhequr nga LSDM dhe Dimitar Kovaçevski që të kenë guxim ta votojnë këtë interpelancë dhe se 61 deputetë të shumicës ta dëgjojnë zërin e popullit, dhe të votojnë për shkarkimin Talat Xhaferin, por është mire që qytetarët ta shohin fytyrën e LSDM-së dhe BDI-së se si e mbrojnë kolektivisht tërbimin mbi Kushtetutën, rregulloren dhe ligjet nga ana e Talat Xhaferit”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Seanca e komisionit për çështje të rregullores, imunitetit dhe mandatit, është caktuar për më datë 6 qershor, ndërsa Dimitar Kovaçevski, në cilësinë e kreut të partisë, dy ditë më parë u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së, që të votojnë sipas bindjeve të tyre, në pajtueshmëri me përcaktimet e kodit etik dhe ligjin.

Iniciativa për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, vjen nga ana e VMRO-DPMNE-së, pas publikimit të audio inçizimit ku dëgjohen fyerje dhe sharje të Xhaferit drejtuar shërbimeve të Kuvendit, si dhe pas mbylljes së deputetëve në sallën plenare, me kërkesë të kryeparlamentarit. Ky I fundit theksoi se mbylljen e dyerve, nuk ka shkelur rregulloren, ndërsa as me fyerjet dhe sharjet nuk ka shkelur kodin etik të sjelljes. Arsyetohet se ka reaguar ashtu ndaj papërgjegjësisë së shërbimeve./KlanMacedonia/